Celebrities Film & Tv Gossip Love & Sex Showbiz

Ka bërë s*ks me Meritonin në shtëpi? Ja si reagon Ilnisa Agolli në Big Brother VIP Fan Club!

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me moderatoren Enxhi Nasufi ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.

Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi. Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.

Enxhi: E prisje, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar?

Ilnisa: Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke I thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë.

Një pyetje që trazoi rrjetin, u përmend edhe në studio, kur Ronaldo i tha se nuk ka asgjë të keqe që të bësh s*ks brenda shtëpisë, duke shtuar se nuk pret që ajo t’i përgjigjet.

Ilnisa zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë dhe të vijojë më tej bisedën në tema të tjera.