Celebrities Showbiz

“Ka ditëlindjen ai që…”/Juli përqafon Erjolën: “Si mund ta kujtosh prapë atë person?”

Mbrëmja e djeshme ka qenë në përgjithësi e qetë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP 3”. Pasi përfunduan gatimin e 100 picave për banorët e dy shtëpive të fëmijëve, ata u pozicionuan në ambientet e jashtme të shtëpisë teksa shijuan ritmin e muzikës.

Në një moment, teksa Juli qëndronte me Erjolën, kjo e fundit u shpreh se ditën e sotme ka ditëlindjen personi që ajo ka përmendur në linjën e jetës. E ndërsa Juli i kthehet: “Po si mund ta kujtosh prapë atë rob?”.

Erjola: Sot ka ditëlindjen ai që kam thënë te linja e jetës…

Juli: Po si mund ta kujtosh prapë atë rob? E sa vjeç bën?

Erjola: Njësoj… Nejse, mosha.

Juli: Nga mosha nuk e marr vesh unë këtë histori. Se nuk është moshë e madhe që të thuash rrëshkiti… Edhe 100 çunit të huaj pra…

Më herët, Erjola ka rrëfyer momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Moderatorja tregoi se para dy vitesh ka arritur ekstremet duke tentuar ti bëjë diçka vetes, për shkak të dashurisë që kishte për një djalë, i njëjti që ka treguar në linjën e jetës. Erjola tha se teksa ishte në dyert e spitalit, i dilte vetëm fytyra e të ëmës.

Kam tentuar t’i bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, e kam parë veten… Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit.