Celebrities Gossip Showbiz

Ka tentuar vetvrasjen? Pra ky sekret paska qenë i Luizit?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Para disa ditësh disa nga banorët kanë treguar sekretet e tyre, të cilat duhet t’i gjenin se kujt i përkisnin. Mes shumë sekreteve njëri i ka tronditur më shumë banorët, ku një prej tyre ka treguar se ka tentuar t’i japë fund jetës. Për këtë Luizi është shprehur ditën e sotme se ky sekret i përket atij dhe duke qeshur është shprehur se i përkasin edhe tre sekrete të tjera.

Nga jashtë shtëpisë janë ofruar shumë oferma për Luizin si nga biznesmen edhe nga personazhe VIP e një ndër ta së fundmi ka qenë edhe biznesmeni Fisnik Syla, i cili ka bërë një deklartë në rrjete sociale. Teksa ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, një prej ndjekësve i ka kërkuar të bëjë një përshëndetjepër Luizin e kështu Fisniku ka thënë se nëse ai nuk e fiton çmimin e madh betohet se do t’ja jap ai 100 mijë euro.