Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Kafeina shkakton makthe?! Flasin ekspertët!

Përveç efekteve pozitive që ka në organizëm kafeina mund t’ju bëjë hiperaktivë apo të rrisë tensionin tek disa njerëz. Një problem tjetër që mund të hasni me kafeinën e tepruar mesa duket janë makthet që shihni gjatë natës. Kafeina stimulon sistemin nervor, pra i thotë trurit tuaj se kur duhet të jetë me aktiv. Këto funksione që ka në tru shpjegojnë se përse pas konsumimit të një filxhani me kafe ju mund të ndiheni më në alert se zakonisht.

Ndonëse këtë përbërës e merrni zakonisht në mëngjes, gjurmë të kafeinës mund të mbeten gjatë në trurin tuaj. Nëse në sistemin tuaj ka gjurmë kafeine deri në darkë, truri juaj do të ketë aktivtet më të lartë se zakonisht i cili nuk do t’ju pengojë domosdoshmërisht gjumin, por mund t’ju bëjë më të prirur për të parë endrra të këqija. Kjo ndodh sepse truri ka vështirësi në procesin e plotë të relaksimit që përjetoni zakonsht kur flini të qetë.

Kafeina ju bën që të qëndroni më gjatë në fazën e ëndërrimit dhe për pasojë shihni më shumë mankthe. Në një studim të vitit 2005 stimulimi nga kafeina ju jep avantazhin që të jeni më alert, por gjithashtu ju bën më të stresuar. Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse konsumoni shumë kafeinë gjatë ditës. Përjetimi i stresit ju bën më të prirur për të parë ankthe. Në përgjithësi prezenca e kafeinës në organizëm ul ndjeshëm cilësinë e gjumit nga ku më pas vijnë edhe të gjithë pasojat si stresi apo mankthet e mungesa e shplodhjes gjatë natës. Për të evituar të gjitha këto probleme mundohuni që të mos keni gjurmë kafeine në trupin tuaj gjatë darkës.