Celebrities Gossip Showbiz

“Kam për t’ju shkatërruar..”, Yll Limani vjen me një paralajmërim!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Para pak ditësh Ylli ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një bashkëpunim me Sidarta dhe Ramoon dhe titullohet “Spliti”. Për këtë këngë Ylli është shprehur se është më e preferuara nga të gjitha realizimet në gjithë karrierën e tij. Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili është përsëri një bashkëpunim me artisten Lira Blakaj. Vetëm pak më parë Ylli ka postuar një foto të tij teksa ka treguar se po dëgjon këngën e tij të re, duka na zbuluar edhe titullin, i cili do të jetë “Nuk po ec”. Ama edhe na ka paralajmëruar se me këtë këngë do të na shkatërroj emocionalisht edhe pse në fakt jo për herë të parë.

sot duke dëgjuar “Nuk po ec” e duke u kënaqur ku e di se si kam për t’ju shkatërruar emocionalisht

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.