Celebrities Ndryshe

‘Kamera e fshehtë në radio’, Irini Qirjako fut në kurth Salsano Rrapin!

Surpriza dhe kurthe shumë të bukura ndodhin gjithmonë në Top Albania Radio. Në episodin e fundit të emisionit “Ndryshe”, një nga momentet më të bukura dhe më të papritura ka qenë telefonata kurth. Ndryshe nga herët e tjera ku në qendër të vëmendjes kanë qenë personazhe të njohur nga bota e muzikës, kinematografisë dhe e televizionit, këtë herë ka qenë prezantuesi Salsano Rrapi.

Gjatë telefonatës kurth, e cila ishte menduar që të vinte nën ‘shënjestër’ Salsanon me ndihmën e Anxhela Baxhija dhe Elios Shulit, i cili e imiton në mënyrë perfekte këngëtaren e njohur Irini Qirjakon, u zhvillua një bisedë e cila kishte të bënte me një event që do të zhvillohej në 14 shkurt në Vlorë.

Në lidhje me eventin Irini ishte dakord deri në pjesën kur mori vesh se Salsano do të ishte prezantues së bashku me Xhemi Shehun. Duke u munduar që të tregohej e sinqertë ajo tregoi se në vitin 2015 kishte qenë Salsano ai që e kishte gënjyer dhe nuk i kishte dhënë lekët në një event.

Kjo bëri që Salsano të mos kuptonte më asgjë se çfarë po ndodhte dhe thjesht u vu në siklet pasi Irini filloi ta ofendonte dhe të këmbëngulte se ajo nuk punonte më me të kurrë. Salsano nga ana tjetër po mundohej që të shpjegonte se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë por në fytyrën e tij shfaqej e kundërta.

Pas vazhdimit të lidhjes telefonike në studio mbërrin Irini e vërtetë dhe e lë Salsanon pa fjalë. Ishte një moment shumë i bukur kur ai më pas kuptoi se e kishte ‘ngrënë’ shakanë dhe se e gjitha kjo ishte një telefonatë kurth për të e realizuar nga Adi Pojana, Dj Vini, Anxhela Baxhija dhe Elios Shuli.

Për ta kuptuar më mirë edhe situatën e ndodhur në emisionin “Ndryshe” mjafton të klikoni video-n më poshtë: