Celebrities Gossip Showbiz

Karim Adeyemi shënon gol në fushë, ja gjesti i tij i veçantë për Loredanën!

Loredana ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e saj personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja u përfol për romanca të reja derisa me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Një performancë të dobët në fushë kohët e fundit ka treguar Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic. Nga ana tjetër mediat gjermane kanë fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë.  Sipas tyre romanca po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Ama duket se gjërat po ndryshojnë, pasi në ndeshjen e tij më të fundit Karim ka arritur të shënojë gol dhe të ketë një performancë të mirë në fushë. Pas golit të shënuar Karim me një gjest të tij ka treguar se i dedikohet Loredanës, pasi ka bërë shkronjën “L” me duar.

Së fundmi Mozzik  ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Zani”. Ama fansat e kanë marrë si një dedikim për Loredanën, për shkak të tekstit të saj, i cili përshtatet me historinë e tyre. Ama kjo është mohuar nga Mozzik vetëm pak më parë, i cili me një shkrim në Instastory ka treguar se nuk është e vërtetë dhe se jo të gjitha këngët e tij i dedikohen Loredanës. Mbi të gjitha është shprehur se marrëdhënie e tyre është e mirë dhe secili ka vazhduar jetën e vet dhe janë të lumtur për këtë.