Aktualitet Bota

KE heton Facebook e Meta për sigurinë e fëmijëve dhe dëmin e shëndetit mendor!

Platforma e mediave sociale, ku përfshihet edhe Instagram, mund të shkaktojë gjithashtu efekte të rënda varësie, thotë Komisioni Evropian.

Një komision hetimor është nisur mbi kompaninë zotëruese të Facebook e Instagram pas akuzave se po shkaktojnë sjellje varësie te fëmijët me pasoja dëmtuese në shëndetin mendor, që kanë një varg pasojash të tjera negative.

Komisioni i BE thotë se Meta mund të ketë shkelur ligjin e shërbimeve dixhitale të bllokut  (DSA) i miratuar verën e kaluar, që ndalon kompanitë të nxisin dezinformacion, mashtrime financiare me blerjet, abuzim të fëmijve apo lëndime online.

Komisioneri Thierry Breton njoftoi hapjen e procedimit ndaj Meta, duke thënë se “jemi të sigurt se nuk ka bërë sa duhet për detyrimet e saj në lidhje me pasojat fizike e mendore te të rinjtë e BE në lidhje me platformat e saj Facebook e Instagram.”

Hetimi do të eksplorojë pasojat e vrasisë së mundshme në këto përmbajtje të errëta, ku algoritmet i ushqejnë fëmijëve dhunë ose subjekte negative, siç janë imazhet jo-realiste të formave trupore. Do të hetohet gjithashtu mjeti i verifikimit të moshës nga Meta dhe privatësia për të miturit.

Një zëdhënës i Meta tha: “Ne duam që të rinjtë të kenë në rrjet eksperienca të përshtatshme për moshën e tyre dhe kemi krijuar shumë mjete për mbrojtjen e tyre. Jo është një sfidë me të cilën po përballet e gjithë industria dhe ne do të bashkëpunojmë me BE”

Sipas rregullave platformat janë të detyruara të mbrojnë fëmijët, por në hetimet e zyrtarëve të BE thuhej se ato “shfrytëzojnë dobësinë dhe mungesën e eksperiencës së të miturve për të shkaktuar sjellje varësie”.

Komisioni ka nisur hetime ndaj TikTok, dhe akuzave nxitje të urrejtjes në rrjetin X.

Breton tha se natyra e krijimit të varësisë theksohet te rrjeti i ri ‘TikTok Lite’ që shpërblen ndjekësit për shikimin e videove, të cilat sipas tij “mund të jenë po aq toksike dhe me varësi sa droga apo duhani”.

Komisioni tha se nëse nuk është i kënaqur me reagimet e Meta mund të vendosë një gjobë ekuivalente me 6% të xhiros globale. Nuk është publikuar një datë e caktuar për përfundimin e hetimit, shkruan rrjeti The Guardian.