Celebrities Showbiz

Kendall Jenner shfaq linjat e saj me bikini, modelja po shijon pushimet me Justin dhe Hailey Bieber…

Kendall Jenner shfaqi figurën e saj të pabesueshme të supermodeles me bikini të vogla, ndërsa ishte me pushime në Barbados për Vitin e Ri. Modelja ndau disa foto ‘të nxehta’ me bikini në Instagram, ndërsa ishte në plazh natën. Bukuroshja pozoi gjithashtu në një trung peme dhe duke tërhequr në mënyrë joshëse bikinit e saj. Kendall zgjodhi të shfaqej pa grim me flokët e saj të lagur pjesërisht dhe të kapura lart, duke shtuar unaza dhe vathë. Ylli botëror e festoi Vitin e Ri me miqtë Justin dhe Hailey Bieber në Barbados. Kendall postoi gjithashtu edhe fotografi të tjera ku shoqërohej nga Hailey, të dyja duke u dukur të mrekullueshme në oqean.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Rikujtojmë se së fundmi modelja ka “revolucionarizuar” Instagramin me fushatën e saj të fundit reklamuese me markën Jacquemus, e cila prezantoi koleksionin e saj të ri, ‘Guirlande’. Për momentin kanë treguar vetëm një pjesë të vogël, ku shihet Kendall totalisht e zhveshur, në kurriz dhe e rrethuar me dritat e pemës së Krishtlindjesh.Nuk është hera e parë që ajo bën këtë lloj promovimi pasi në vitin 2021, ajo bëri të njëjtën gjë me të njëjtën markë, në atë kohë për linjën ‘La Montagne’. Me atë rast ajo u shfaq krejtësisht e zhveshur, përveç një çantë dore dhe këpucë që ishin pjesë të koleksionit.