Lifestyle

Keni mbetur papunë?! Këto janë gjërat që nuk duhet t’ia thoni fëmijëve tuaj!

Lajmet për punësimin kanë qenë brutal gjatë muajve të fundit, siç do t’ju tregojë një vështrim i përciptë i lajmeve. Nga pushimet masive në teknologji deri tek lëkundjet më të gjera ekonomike të botës përreth nesh, është e vështirë të shmanget një ndjenjë e përhapur e pasigurisë së punës.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës të SHBA-së, ne kemi mesatarisht 12 vende pune midis moshës 18 dhe 54 vjeç, gjë që sugjeron se mund të ketë deri në 12 herë kur gjendemi mes vendeve të punës, qoftë si rezultat i pushimeve masive apo jo. Për shumicën prej nesh, situata do të jetë e përkohshme.

Ndërkaq, përballë një problematike si humbja e punës, prindërit vihen gjithnjë në vështirësi përpara fëmijëve. Kush është vija ndarëse që tregon se çfarë mund të diskutohet me ta gjatë këtij kapitulli të vështirë? Si fillim reflektoni përpara se të diskutoni me ta. Merrni pak kohë për të përpunuar çdo zemërim, tronditje ose zhgënjim dhe më pas filloni të planifikoni menjëherë se si do ta ndani këtë lajm me pjesëtarët e vegjël të familjes. Tregohuni të kujdesshëm pasi fëmijët arrijnë t’i perceptojnë situatat stresuese.

Mos pretendoni se nuk ka ndodhur asgjë dhe mos prisni shumë gjatë për të zhvilluar bisedën. Përpjekja për të fshehur lajmin e pushimit nga puna i bën fëmijët të fajësojnë veten për çdo ndryshimin që vërejnë në sjelljen tuaj. Mos ndani skenarët si humbja e shtëpisë apo problemet financiare të parikuperueshme. Kjo lloj qasjeje mund të ndikojë negativisht në shtimin e ankthit dhe stresit të fëmijës duke i bërë të ndihen të pasigurt për jetën.

Në përgjithësi fëmijëve u kërkohet të mbajnë shumë sekrete dhe kjo rrit tek ta ndjesinë e turpit. T’u japësh fëmijëve më shumë liri veprimi për të folur për pushimin nga puna me njerëzit të cilëve u besojnë, tregon interes për mirëqenien e fëmijës. Lëreni të reagojë siç kanë nevojë.

Fëmijët mund të reagojnë në mënyra të ndryshme pas marrjes së lajmit për largimin tuaj nga puna dhe ky reagim varet dhe nga karakteri unik i secilit. Mësojini dalëngadalë me ndryshimet që familja do të përjetojë në mënyrën e jetesës pa i vendosur në faj për mënyrën sesi logjikojnë.