Celebrities Gossip Showbiz

Kërkesa e pazakontë që ka Kim Kardashian para se të pijë kafen!

Ylli televiziv Kim Kardashian së fundmi ka zbuluar një kërkesë të saj të çuditshme kur vjen puna te kafja. Miliarderja ka zbuluar se e urren kur dëgjon tingullin që bën kartoni në filxhanin e kafes. E keni parasysh kartonin që vendosin kompanitë e kafes te filxhani për të mbrojtur konsumatorët nga pija e nxehtë, në formën e shiritit?

Pikërisht momenti kur hiqet ky karton për Kim Kardashian është i padurueshëm. “Po është e vërtetë. E urrej ndjesinë dhe tingullin”-tha Kardashian, duke shtuar se kushdo që është me të e ndihmon që të heqë kartonin ndërsa ajo nuk shikon. “Nuk mund ta shoh që po ndodh dhe nuk mund ta dëgjoj. Ky tingull është për mua si tingulli i thonjve në një dërrasë të zezë për të tjerët”-shtoi Kim.

Së fundmi është publikuar trailer-i i pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”, ku shfaqet një puthje pasionante mes Kim dhe Emma Roberts. Sezoni aktual i programit të antologjisë horror u nda në dy pjesë, ndërsa pjesa e parë u transmetua në fund të vitit të kaluar. Pavarësisht se mori vëmendje me kastin e aktorëve, Kim arriti të impresiononte shikuesit me portretizimin e saj.

Në trailerin e serisë së ardhshme të episodeve, të cilat do të shfaqen premierë në FX më 3 prill, marrëdhënia e tyre kaloi në një stad tjetër. “Unë do t’ju jap jetën e ëndrrave tuaja. Çfarë do të hiqnit dorë për të?”-e ngacmoi Siobhan bashkë-yllin e saj, ku thjesht përgjigjet: “Çdo gjë”.

Me këtë, ajo ia vodhi një puthje pasionante në buzë, që edhe u bë virale gjithandej. “Nuk mund të vazhdoj fushatën për këtë çmim, nuk mundem”,-qau ajo gjatë darkës. Fatmirësisht, nuk duhet shumë të presim ndërsa episodet e reja në të cilat gjithashtu luajnë Cara Delevingne dhe Michaela Jae Rodriguez transmetohen muajin e ardhshëm.