Një lajm që jemi të sigurt që do i pëlqejë shumë Peshqve, është se kjo shenjë është ndër më të mirat në seks. Por si shpjegohet kjo? Peshqit janë shenja e Ujit dhe nuk gjykojnë, përshtaten me situatën dhe janë gati për të provuar eksperienca, pozicione dhe gjëra të reja.
Nëse do të çmendesh në krevat, Peshqit janë personat e duhur ku duhet të shkosh. Nëse ke rënë në dashuri apo thjesht ke dalë me dikë të shenjës së Peshqve, mund ta konfirmosh se kanë ‘sex appeal’, janë joshës dhe gjithnjë e dinë se çfarë duan dhe se si ta marrin. Peshqit i dëgjojnë me vëmendje fantazitë e tua dhe në fakt, bëjnë maksimumin që t’i realizojnë ato.
Si një shenjë që e ka gjithnjë kokën mbi re, Peshqit janë gjithnjë kreativë në seks dhe madje, duan që t’i përkushtohen 100% partnerëve, duke përdorur të gjitha mënyrat për të sjellë më shumë kënaqësi. Po ashtu, Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, planeti i imagjinatës.
Prandaj, ata kanë gjithnjë ide fantastike për t’i vënë në zbatim në krevat. Madje, kanë superfuqinë e inteligjencës emocionale dhe kanë elementet më të rëndësishme për të kryesuar listën e shenjave që janë super në shtrat.
Rikujtojmë, se jemi zyrtarisht në sezonin e Peshqve. Peshqit kanë një super imagjinatë, janë romantikë dhe unikë. Si një shenjë e mbushur me pasione dhe dëshira, Peshqit lehtësisht mund të ngatërrohen me një shenjë të ndjeshme dhe nostalgjike, por jo gjithnjë është kështu. Ata kanë si element ujin dhe udhëhiqen nga Neptuni. Peshqit shquhen për fleksibilitetin dhe përshtatjen në çdo mjedis. Është një shenjë empatike, transparente dhe e hapur. Peshqit janë vizionarë dhe kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj situatave të ndryshme, të cilat jo domosdoshmërisht i prekin.