Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Këtë “BBV” le ta fitojë kush të dojë përveç…”/Mikesha e Ilnisa Agollit analizon aleancat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Xhilda Luzi, mikesha e ish-banores së “BBV”, Ilnisa Agolli. Si po e shikon Xhilda Meritonin tanimë që Ilnisa nuk është më brenda shtëpisë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Paqja mes Romeos dhe Meritonit parë nga sytë e Xhildës?

Të dy e ekzagjeruan dhe më vjen mirë që e pranuan. Nuk mund të ketë vetëm një fajtor në një debat. Reflektuan dhe më pëlqen, nuk mendoj që është lëvizje për lojë sepse për lojë do i dobësonte. Ishin të dy të lotuar në momentin e pajtimit. Është shumë bukur të falësh, nuk ka njeri perfekt. Banorët janë të trembur sepse sa i përket lojës e shikojnë dyshe të fuqishme.

Midis Julit dhe Eglës, publiku zgjodhi Julin si më të preferuar. Si e komenton Xhilda këtë?

Janë dy ekstreme sa i përket lojës aty. Mu bë qejfi që doli Juli më i preferuar, e merituar. Çdo lojtar aty ka të mirat e të këqijat e veta por Juli ka treguar më shunë anë pozitive. E kundërta me Eglën e cila ka treguar vetëm anët negative. Këtë “BBV” le ta fitojë kush të dojë përveç Eglës. Kam menduar që Egla është në një lojë dhe do aktroj, do ekzagjerojë edhe pse mendoj që njeriu për lojë nuk mund të dalë 80% nga vetja. Kur tha që dua të tregojë anën njerëzore thash kush është ana njerëzore e Eglës. Është banorja që ka ofenduar më së shumti. Do ishte mirë të shikonim një Egla të fortë në argumenta, jo në ofendime.

Egla dhe Heidi, a ka alenca mes vajzave?

Ka diçka që nuk bën sens në këtë aleancë. Romeo kur u përjashtua Egla u prek, e mbrojti, e bërtiti me të madhe që ishte e padrejtë. Egla rikthehet dhe i bien Romeos. Heidi shikon që të dashurin e saj Egla e ofendon. Në këto momente ty nuk duhet të të vijë mirë pavarësisht se është në kuadër të lojës. Në këto momente nuk do mbaja aleancë. Egla e ka të qartë që Heidi është lojtare e preferuar dhe ia ka frikën. Heidi është e veçantë nga vajzat e tjera, të tjerat kanë kaluar në ofendime ndërsa Heidi nuk e ka bërë. Ka pasur një qetësi të frikshme, nuk e ka humbur asnjëherë kontrollin. Është një strategji e saktë, të jetë ndryshe nga turma.

Nominimi, kush rrezikon të dalë mbrëmjen e së shtunës?

Mendoj që Liami për shkak se është futur vonë por edhe Erjola me Rozën janë gjithashtu të rrezikuara. Publiku u lodh duke i parë, nuk po japin ndonjë gjë të re. Erjola me shpërthimet e saj e ka lodhur publikun, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. Roza herë pas herë është në heshtje, pastaj shpërthen.