Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Këtë vit njerëzit aty nuk dinë të nominojnë…”/Ronaldo Sharka zbulon më shumë rreth strategjisë së lojës!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Ai ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të njohur në vend dhe jo vetëm. Ronaldo ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë dhe ka treguar se e komplimentojnë shumë.

Pasi tregoi gjithçka rreth raporteve që arriti të krijonte në shtëpinë e “BBV” duke u ndalur tek Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari më konkretisht, Ronaldo iu përgjigj edhe pyetjes nëse mendon se vërtetë janë krijuar skuadra në shtëpi.

Sigurisht që ka skuadra. Janë dy skuadra. 

Po sa e rëndësishme është që të kesh një grup në shtëpinë e “Big Brother VIP”?

Është shumë e rëndësishme për nominimet. Unë mendoj që shumë nominime që i mora herën e fundit, i mora nga pjesëtarët e grupit të Oltës. Unë pata debate jo të qeta me Oltën në ‘Prime’ dhe kjo ndikon patjetër në mendimet e njëri-tjetrit por unë mendoj që këtë vit njerëzit aty nuk dinë të nominojnë. Nuk kanë arritur akoma ta kuptojnë se duke nominuar Oltën dhe Luizin personi që e ha është i treti. Praktikisht ti rrëzon veten, unë nuk e kam bërë kurrë këtë gjë. Nuk kam nominuar as Oltën as Luizin sepse e dija që nëse do të nominohesha isha më i rrezikuari. Jo se ato janë më të fortë apo janë më të mirë por ti një lloj nuhatje e ke se në çfarë pike është loja dhe në çfarë pike janë personazhet brenda shtëpisë.