Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të largohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit.
McCarthy, 58-vjeçar, konfirmoi lajmin për të përditshmen amerikane Wall Street Journal.
Ai tha se ka vendosur “të largohet prej Dhomës së Përfaqësuesve në fund të vitit, për t’i shërbyer Amerikës në mënyra tjera”.
“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur. Kjo mund të duket jashtë modës në Uashington, por populli amerikan po korr sukseset në të gjithë vendin”, shkroi ai.
“Shkoj duke e ditur se i lashë të gjitha në fushë – si gjithmonë, me një buzëqeshje në fytyrë”, shtoi 58-vjeçari.
As the son of a firefighter from Bakersfield, my story is the story of America. For me, every moment came with a great deal of devotion and responsibility.
Serving you in Congress and as the 55th Speaker of the House has been my greatest honor. pic.twitter.com/jNnYQ8UO4k
— Kevin McCarthy (@SpeakerMcCarthy) December 6, 2023
McCarthy, republikan, është rrëzuar nga posti i udhëheqësit të kësaj dhome të Kongresit në tetor, në revoltë e sipër të disa anëtarëve të partisë së tij.
Edhe zgjedhja e tij në atë postnë janar të këtij viti është zhvilluar me tensione, pasi janë zhvilluar 15 runde votimi, para se të fitonte mbështetjen e duhur.
Vendimi i tij për t’u larguar, sjell fundin e një karriere 16-vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve.