Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian fajëson Kanye West për ndarjen nga Odell Beckham Jr!

Romanca 6 mujore e Kim Kardashian me Odell Beckham Jr duket se ka përfunduar. Ylli televiziv filloi të takohej me futbollistin amerikan në shtator, por çifti nuk janë parë së bashku që nga 11 marsi. Kohët e fundit u raportua se Kim-it ‘i pëlqente ideja’ për të pasur një fëmijë të pestë me Odell, megjithatë MailOnline ka zbuluar se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Ndërkaq, ylli televizin ka fajësuar ish-burrin e saj Kanye West për ndarjen e saj nga Odell Beckham Jr dhe frikësohet se do të ketë vështirësi të gjejë dashurinë përsëri. Burimet thonë se Kim është e shqetësuar se Kanye do t’i largojë njerëzit pasi romancës së fundit i erdhi fundi. Një burim pranë Kim tha për The Sun:

Ajo është e trishtuar, sigurisht, sepse ndihet sikur Kanye ka kthyer jetën e tij dhe të sajën në një cirk. Është çmenduri tani çdo ditë Bianca del me një veshje të re të jashtëzakonshme dhe të gjithë po flasin për të. Unë thjesht mendoj se Odell nuk ishte gati të merrej me dramën dhe të bëhej shënjestër e ndonjë prej shpërthimeve të Kanye.

I njëjti burim shtoi:

Ishin vërtet të interesuar për njëri-tjetrin, por në një pikë, thjesht nuk dukej se ja vlejti. Kim e fajëson sjelljen e Kanyet për këtë.

Kim dhe Odell filluan të takoheshin në shtator dhe u panë të afërt në festën ‘Vanity Fair’ pas ceremonisë “Oscars” më 11 mars. Ata u panë së bashku për herë të parë në ‘Super Bowl’ në Las Vegas në shkurt. Por sipas raportimeve, tani ata kanë ndërprerë marrëdhënien.

Së fundmi është publikuar trailer-i i pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”, ku shfaqet një puthje pasionante mes Kim Kardashian dhe Emma Roberts. Sezoni aktual i programit të antologjisë horror u nda në dy pjesë, ndërsa pjesa e parë u transmetua në fund të vitit të kaluar. Pavarësisht se mori vëmendje me kastin e aktorëve, Kim arriti të impresiononte shikuesit me portretizimin e saj.