SpaceX po blen një kompani për prodhimin e parashutave të cilat përdoren për misione hapësinore. Prodhuesi i anijeve kozmike në pronësi të miliarderit të teknologjisë Elon Musk po blen Pioneer Aerospace i cili prodhon parashuta për raketa. SpaceX do të paguajë 2.2 milionë dollarë për Pioneer.
![](https://www.ekathimerini.com/wp-content/uploads/2021/11/NYT-SPACEX_LANDING_1.jpg)
Është një blerje e rrallë për SpaceX dhe e para që kur pagoi 524 milionë dollarë për startupin satelitor Swarm në vitin 2021, në një lëvizje që zgjeroi rrjetin e saj satelitor Starlink. Pioneer, i themeluar në vitin 1938, ka siguruar parashuta për një numër misionesh të SpaceX dhe NASA-s. Rikujtojmë, se së fundmi anija kozmike pa ekuipazh Starship e SpaceX, e zhvilluar për të transportuar astronautë në Hënë dhe më gjerë, ka humbur kontrollin dhe ka shpërthyer, duke dështuar misionin e saj në hapësirë disa minuta pasi u ngrit gjatë provës së saj të dytë.
SpaceX u përpoq sërish të niste Starship, raketën më të fuqishme të ndërtuar në histori, por përforcuesi Super Heavy shpërtheu mbi Gjirin e Meksikës menjëherë pas shkëputjes në ajër. Kompania sqaroi se për shkak të pamundësisë së kthimit të kontrolluar të raketës, u aktivizua sistemi i ndërprerjes së fluturimit, pra vetëshkatërrimit të saj.
![](https://static.foxbusiness.com/foxbusiness.com/content/uploads/2021/03/Musk-Starship-Spacex.jpg)
Ndërkaq, kompania SpaceX do të ketë vlerë rreth 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Këtë ka deklaruar investitori miliarder Ron Baron në një intervistë me CNBC. Baron, i cili sipas CNBC zotëron më shumë se 1 miliard dollarë aksione në kompaninë e raketave, tha se kompania do të ketë vlerë nga 250 miliardë deri në 300 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme. Vlera aktuale e SpaceX prej rreth 150 miliardë dollarësh e bën atë një nga kompanitë private më të vlefshme në botë.