Bota Tech

SpaceX lëshon satelitët e parë të shërbimit telefonik!

SpaceX ka nisur një raketë nga grupi i parë i satelitëve Starlink, e cila mund të transmetojë sinjale nga hapësira drejtpërdrejt në telefona. Kompania hapësinore e Elon Musk, në gusht të vitit 2022 ka arritur një marrëveshje me operatorin T-Mobile, për t’u ofruar përdoruesve qasje në rrjet edhe në “zonat e vdekura” përmes satelitëve.

Komunikimi do të zhvillohet përmes mesazheve me tekst dhe kodeve zanore, por nuk do të jetë menjëherë i disponueshëm pasi ende janë në fazë testuese. Sipas drejtoreshës për inxhinieri satelitore në SpaceX, Sara Spangelo, ky projekt do të zgjerohet dhe është moment mjaft historik dhe emocionues në demonstrimin e teknologjisë së kompanisë. Edhe operatorë tjerë telefonikë, duke përfshirë KDDI të Japonisë, Optus të Australisë, One NZ të Zelandës së Re, dhe Rogers të Kandasë, pritet të bashkëpunojnë me SpaceX.