Bota

Konferenca për Ukrainën në Zvicër, bojkotojnë dy aleatët e Rusisë në BRICS!

Udhëheqësit e Brazilit dhe Afrikës së Jugut nuk do të marrin pjesë në një konferencë për Ukrainën që do të organizohet nga Zvicra muajin e ardhshëm.

Samiti, i planifikuar për 15-16 qershor në Burgenstock pranë Lucernit, pritet të diskutojë rreth propozimit të presidentit ukrainas Zelensky për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Më shumë se 160 vende janë ftuar të marrin pjesë, duke përfshirë anëtarët e G7, G20, BRICS dhe BE.

Rusia, megjithatë, nuk është ftuar në bisedime.

Të premten, zëdhënësi presidencial i Afrikës së Jugut, Vincent Magwenya u tha gazetarëve se Presidenti Cyril Ramaphosa nuk do të merrte pjesë në samitin zviceran për shkak të “proceseve kushtetuese” në vendin e tij pas zgjedhjeve presidenciale.

Homologu i tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva gjithashtu ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ngjarje, për shkak të mospërfshirjes së të dyja palëve në konflikt, raportoi të enjten CNN Brazil.

Sipas gazetës, Berna bëri një ftesë nëpërmjet ministrit të Jashtëm brazilian Mauro Vieira gjatë takimit të tij dypalësh me këshilltarin zviceran Ignacio Cassis më 30 prill.