Celebrities Gossip Showbiz

Konfirmohet zyrtarisht, Rihanna do të këndojë në dasmën e djalit të njeriut më të pasur në Indi!

Njeriu më i pasur në Indi, Mukesh Ambani po marton djalin dhe ylli i muzikës pop Rihanna do të këndojë në dasmë. Kreu i konglomeratit indian Reliance dhe njeriu më i pasur në Indi, me një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh sipas Forbes, po përgatit një ceremoni të madhe për djalin dhe nusen e tij. Anant Ambani po martohet me të dashurën e tij prej shumë vitesh Radhika Merchant.

Ceremonia para dasmës do të zgjasë tri ditë edhe pse dasma zyrtare nuk do të bëhet deri në korrik. Nuk dihen ende informacione të tjera për për dasmën. Rihanna do të këndojë në dasmën e tyre dhe tashmë ka mbërritur në Indi. Së bashku me Rihann-n në festë do të performojë edhe magjistari amerikan David Blaine dhe në kompleksin e tempullit do të mbahen ceremoni tradicionale.

Në festën e Anantit para dasmës ka të ngjarë të marrin pjesë Bill Gates, miliarderët indianë Gautam Adani dhe Kumar Mangalam Birla, si dhe shumë yje të filmit si Shah Rukh Khan dhe Salman Khan. Drejtori ekzekutiv i Disney Bob Iger gjithashtu ka të ngjarë të marr pjesë. Të ftuarit e festës do të shijojnë 500 pjata të dizajnuara nga rreth 100 shefa kuzhine. Kodi i veshjes është titulluar “ethet e xhunglës” dhe të ftuarit këshillohen të veshin veshje me printe kafshësh ose këmisha Havai. Gjashtë vite më parë, Mukesh Ambani i bëri një dasmë ekstravagante vajzës së tij Isha. Beyonce këndoi për të dhe pritja u organizua në liqenin Como të Italisë, por edhe më vonë në Mumbai dhe Rajasthan.