Bota

Krimet kibernetike, linqet e dëmshëm “zgjedhin” WhatsApp!

Kryesisht linqet e dëmshëm përshkojnë aplikacionet e mesazheve, në veçanti WhatsApp-in. Nga dhjetori i kaluar deri në maj të këtij viti, programet e dëmshme të mashtruesve kanë shfrytëzuar 83.9% të rasteve në WhatsApp, 5.6% në Telegram e 4.7% në Viber.

Në nivel global, çdo ditë u regjistruan 480 raste phishing (tentativë mashtrimi për të vjedhur të dhënat personale). Në këtë përfundim del një kërkim i shoqërisë së sigurisë informatike Kaspersky.

Mashtruesi përpiqet të gënjejë viktimën duke e bindur t’i japë informata personale, të dhëna financiare e kode hyrjeje në një site të dërguar me mesazhin. Shpesh herë, portalet falsë riprodhojnë me përpikmëri ato të subjekteve reale që mund të jenë zyra postare, banka, ente apo organizata të këtij lloji.

Në 2020-ën, aplikacionet e mesazheve tejkaluan rrjetet sociale.

Raportimet janë rezultat i të dhënave anonime të ofruara vullnetarisht nga përdorues të Kaspersky Internet Security for Android. Siç shpjegon Kaspersky, në 2020-ën, aplikacionet e mesazheve tejkaluan me 20% rrjetet sociale sa i përket popullaritetit mes përdoruesve duke u bërë mes mjeteve më të përdorur të komunikimit.

Nevojiten teknologji të përparuara:

Në luftën kundër phishing-ut në aplikacionet e mesazheve duhet bërë shumë kujdes duke u mbështetur në teknologjitë më të fundit anti-phishing.

Rezultatet e sondazhit tregojnë edhe se vitin e kaluar, numri total i përdoruesve të këtyre aplikacioneve në nivel global arriti në 2.7 miliardë, shifër që në 2023-shin parashikohet të rritet në 3.1 miliardë e po ta shikosh me kujdes përbën rreth 40% të popullatës botërore.

Referuar numrit të sulmeve phishing për përdorues në WhatsApp, kryeson Brazili me 177, i ndjekur nga India me 158.