Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner zbulon se çfarë dëshire ka pas vdekjes së saj: “Me hirin tim…”!

Ylli televiziv, Kris Jenner ka zbuluar dëshirën e saj të fundit në një episod të ri të “The Kardashians”. 66-vjeçarja zbuloi dëshirën e saj pas vdekjes në episodin e kësaj jave, duke thënë se dëshiron që hiri i mbetur nga ajo të futet brenda gjerdanëve për fëmijët e saj. Pasi Kris iu nënshtrua së fundmi një operacioni te kofshët e saj, vajza e saj Kim Kardashian u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që ishin hequr.

“Kim i kërkoi doktorit t’i ruante kockat e mia në mënyrë që ajo të bënte bizhuteri prej tyre”, tha Kris në një telefonatë me vajzën tjetër, Kylie Jenner. Por Kylie mendoi se kjo ide është e çuditshme. Khloe Kardashian gjithashtu mbështeti Kylie-n duke shprehur se:

Unë dhe familja ime, ne flasim për testamentet, vdekjen, i tregojmë njëri-tjetrit se cilat do të ishin dëshirat tona nëse do të ndodhte diçka e tmerrshme.

Së fundmi, Kris Jenner shokoi shikuesit e “The Kardashians” gjatë premierës së sezonit të dytë teksa pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron. Kris u dha shikuesve një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills por nuk bëri një turne pasi ajo kishte harruar se e kishte vendin luksoz në pronësi.

Më pas ajo sqaroi në një deklaratë se apartamenti ishte blerë për të qenë më afër nënës së saj, Mary Jo “MJ” Campbell dhe kushërirës Cici Bussey, të cilët gjithashtu kanë prona në zonë. Por këto komente nuk u pritën mirë nga ndjekësit të cilët e ironizuar atë që Jenner deklaroi.