Aktualitet Politikë

Kryeministri Rama hedh poshtë akuzat nga Mali i Zi: S’është kapje e drejtësisë, qeveria jonë i dha jetë SPAK-ut!

Nga Mali i Zi, kryeministri Edi Rama hedh poshtë akuzat e opozitës se rezoluta anti-korrupsion e PS ka si për qëllim kapjen e drejtësisë. Kryeministri në një konferencë me gazetarët shqiptarë tha se këto janë spekulime, pasi nëse ndryshimet në drejtësi do duhet të kalojnë përmes ndryshimeve kushtetuese. Kreu i qeverisë thotë se ishte ai dhe PS që çuan para reformën në drejtësi dhe e mbështesin atë pa ekuivok.

Ky është muhabet kot. Në rast se do imagjinohej diçka e tillë do duhej të kalonte përmes ndryshimeve kushtetuese. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa kushte dhe deri më sot nuk e di të kemi hap ndonjëherë gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK”, tha Rama.
I pyetur nëse opozita do bëhet pjesë e këtij komisioni që do të diskutojë për reformat, Rama tha se draft rezoluta ka kaluar në Kuvend dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës parlamentare. Kreu i qeverisë thotë se për çështje të tilla duhet konsensus i gjerë dhe thotë se duhet të krijohet një hapësirë ku të lënë pas sherret e përditshme por të diskutojnë për reformat për integrimin në BE.

Nuk jam në dijeni, rezoluta është dorëzuar në Kuvend, siç kemi bërë me reformën në drejtësi do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Në këtë rast është e domosdoshme, se për çështje të caktuar duhet konsensus të gjerë. Por edhe se pse në fund të ditës të gjitha partitë nuk e diskutojnë fare që destinacioni është BE, madje grindja lidhet se kush e çon më shpejt Shqipërinë në BE. Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret e përditshme politike dhe të flitet teknikisht me gjuhë ekspertize dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës së ditës”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama komentoi takiimin në Athinë me diasporën duke treguar të vetmën gjë për të cilën i vjen keq nga e gjithë ajo ‘valle kuq e zi në zemër të Athinës’

E vetmja gjë që më vjen keq gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën, atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës. Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë. Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në‘, shprehet kryeministri.