Celebrities Gossip Showbiz

“Kujton se do të të qëlloj…”, agravon debati mes Romeos dhe Lidit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Edhe pse në ditët e para, Lidi, Romeo dhe Heidi u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, duket se raporti miqësor mes tyre nuk zgjati shumë. Romeo e cilëson Lidin si të pabesë, pasi sipas tij, banori nuk ka vlerësuar ato që Romeo ka bërë për të. Nga ana tjetër, Lidi mendon se Romeo po e sulmon pa të drejtë.

Romeo: Pranoje që më godite

Lidi: Në rrugën time për lojë, nuk llogaris asnjë, as Romeon asnjë, fare more. Nuk bie viktimë e një shpëtimi. Çfarë i kam bërë që preket ky? A i kam përmendur familjen, a i kam përmendur Heidin? Çfarë i kam bërë more? I thashë Jetmirit nuk jam ndjerë mirë mbrëmë dhe u prek Romeo e më hodhi poshtë. Hë moj Heidi tani.

Romeo: Ti erdhe dhe më the ‘duhet të futem në lojë, më kupto sepse nuk kam kohë’. Për çfarë ma the këtë?

Lidi: Unë të thashë që jam ndjerë keq mes teje dhe Heidit sepse ju jeni çift.

Romeo: Më kthe përgjigjen e kësaj që të pyeta.

Lidi: Ik pirdhu, me zor paske pritur. Ke prekur fundin me mua. Kujton se d otë të qëlloj…

Romeo: Po. Shumë seriozisht e kam.

Lidi: Qetësohu, ti nuk e di se çfarë të kam bërë

Ditën e djeshme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast tashmë është koha që të zbulohet edhe nata e madhe e finales. Në prime-n e sotëm do të komunikohet për banorët ashtu edhe për të gjithë shikuesit data e finaljes së madhe të këtij edicioni, nata ku do të shpallet fituesi.