Celebrities Gossip Showbiz

Kundërshtare e re për Luizin?! Diola ‘zë vendin’ e Oltës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Me daljen e Efit dhe Luizit nga ambienti ku ata ishin vendosur përkohësisht, shtëpia ka filluar të ketë dinamika të reja dhe po bëhet një kaos i vërtetë. Pasi Luizi kishte rrëfyer se banorët e rinj marrin frymë kot në këtë shtëpi, Diola Dosti ka reaguar. Ajo më parë ka deklaruar se ka hequr tumorin në gji, fatmirësisht duke e fituar me sukses betejën që ajo ka patur me këtë sëmundje.

Ndaj edhe pse Luizi është shprehur në kontekstin e lojës, ajo e ka marrë mjaft personale duke reaguar kundrejt tij. E teksa debatet mes dyshes janë shtuar, si edhe fjalët e rënda për njëri-tjetrin, pikërisht ditën e sotme Luizi e ka krahasuar Diolën me Oltën.

Ka marrë zemër kjo mashturesja, Diola. Ajo është versioni më i keq i mundshëm i Oltës, ana më e keqje e Oltës.