Celebrities Film & Tv Gossip Ku ke humbur? | News Showbiz

“Kurrë mos thuaj kurrë në jetë…”/Stela Kotri zbulon nëse do të ishte pjesë e DWTS apo BBV!

E ftuar në episodin e dytë të emisionit “Ku Ke humbur” në Top Albania Radio ka qenë Stela Kotri. Një moderatore mjaft e dashur e cila spikati me talentin e saj dhe u pëlqye shumë nga publiku që me daljen e saj të parë në Top Select dhe për të vijuar karrierën më pas në emisionet sportive dhe ato të mëngjesit. Pavarësisht gjithçkaje Stela vendosi në një moment që të mos ishte më një vajzë ekrani dhe të shkëputej. Dalja e fundit ka qenë në vitin 2018 në Top Channel.

Duke qenë se vetë Stela konfirmoi se tani ka vendosur të rikthehet në televizion edhe pse ende nuk ka një projekt konkret ajo u pyet nga Jonida nëse do t’i prozohej që të ishte pjesë një spektali kërcimi a do të pranonte që ta ribënte dhe ta përjetonte sërish si eksperiencë?

Po, do ta ribëja është shumë bukur të kërcesh. Emocion i papërshkrueshëm. Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime dhe eksperienca të tilla do të doja t’i jetoja sa më shumë për të marrë atë kënaqësinë për veten tënde.

A do ta provonte Stela një eksperiencë si Big Brother?

Kur e shikojmë formatin e Big Brother-it nga jashtë në momente të caktuara dhe në situata të ndryshme vendos veten dhe thua “Po të isha unë aty?” Mendoj që një njeri duhet të hy një Big Brother nëse është në fazën më të mirë emocionale të vetën. Ajo është një sfidë, por nuk do mund të rrija pa djemtë. Kurrë mos thuaj kurrë në jetë.

Me çfarë është angazhuar ajo momentalisht?

Është momenti që të rifokusohem tek vetja. Plan konkret nuk kam.

Moderatorja tregoi ndër të tjera se ka dashur gjithmonë që të jetë pjesë e formateve televizive të mbrëmjeve.

Formati që gjithmonë kam dashur ka qenë mbrëmje. U destinova për emisionet e mëngjesit si padashur edhe pse kam preferuar emisionet e darkës. Kam dashur edhe emisionet me publik, të provosh atë magjinë e skenës. Ajo është dëshira dhe synimi i çdokujt që është në botën e televizionit.