Celebrities Gossip Showbiz

Kush e ka patur më të vështirë pozicionin si opinionist në “Big Brother VIP 2” sipas Balina Bodinakut?!

Eftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë “Big Brother VIP”. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste. 

Si i ka parë Balina Bodinaku edicionin e dytë të BBV dhe pozicionin e opinionistëve?

Arbri e ka pasur më të lehtë se Zhaklina, për shumë arsye. E para, ai nuk e kishte për herë të parë dhe e dyta ishte i shoqëruar nga një opinioniste grua në krahë. Jo një grua e çfarëdoshme por një rrufepritëse e vërtetë. Ajo tërhoqi të gjithë agresionin e mundshëm dhe sigurisht në një farë mënyre kjo e lehtësoi Arbrin. E treta, Arbri mua mu duk sikur u fokusa vetëm tek loja, tek komenti i lojës ndryshe nga Zhaku që e përdori BBV edhe si një platformë për të ngritur kauza. Unë mendoj se këto bashkë ia kanë bërë këtë BBV Arbrit më të thjeshtë. Kur e ke më të thjeshtë e ke edhe qetësinë e nevojshme që të gjesh edhe humorin edhe batutën. 

Vitin e kaluar edhe Balina edhe Arbri kanë pasur presion për mënyrën se si komentonin duke qenë se njerëzit afeksionohen shumë me banorët. Këtë vit ndoshta ka qenë edhe pak më rrëmujë, më trysni sa i përket edhe rrjeteve sociale. Njerëzit kanë filluar t’i krahasojnë BBV1 dhe BBV2, po vetë Balina si i ka parë?

Unë e kam thënë preferoj BBV1. Më është dukur më dinamik me personazhe aty brenda që të gjithë i dhanë lojës nuk ishte loja e varur nga një person ose nga dy. Edhe në mesin e lojës hyri Einxhel Shkira dhe pati një moment që ajo spostoi dhe tërhoqi vëmendjen vetë dhe mund të ishte një nga polet brenda shtëpisë që pretendonte titullin. Ishte një lojë që ditë pas dite krijonte dhe shpaloste dinamika në vazhdimësi. Në fund dha një finale shumë emocionuese ku realisht tifozeritë ishin shumë të ndara dhe të gjithë prisnim me ankth. Këtë vit në fakt ky ankthi nuk ishte aq i madh me thënë të drejtën sepse e dinim shumë kohë më parë se kush do e fitonte, ky është një ndryshim i madh midis dy edicioneve. I dhunshëm ka qenë edhe i pari edhe unë e kam ndjerë shumë. Sivjet kam përshtypjen që u prekën më shumë persona, u prek edhe Arbana përveç opinionistëve, produksioni. Kjo gjë bëri që të kishte edhe më shumë reagim dhe unë shpresoj që kjo të vlejë për BB3 që të merret ndonjë masë.  Unë nuk e di se çfarë mund të bëhet sepse është realisht e pakuptimtë, e patolerueshme.