Bota

Kush e vrau gazetaren e BBC? Mediat britanike akuzojnë kriminelin serb…

Një person i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e gazetares së BBC, Jill Dando, ka një ngjashmëri të frikshme me vrasësin mizor të shërbimeve sekrete serbe, Milorad Ulemek, ka zbuluar një hetim i gazetës “The Mirror” të Londrës.

Një person i paidentifikuar u kap nga kamerat e sigurisë në rrugën, që ka ndjekur vrasësi i shërbimeve sekrete serbe, pas vrasjes në 1999 të gazetares së BBC, pasi ajo apelonte për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve nga Kosova të shpërngulur nga masakrat e ushtrisë së Milloshevit në Kosovë, kur avionët e Britanisë dhe të NATO-s godisnin objektivat serb gjatë asaj fushate ajrore ushtarake.

Nga hetimet, del se “Personi X” i dyshuar dhe i kapur nga kamerat e sigurisë ka ngjashmëri të madhe me vrasësin serb, i cili është duke vuajtur 40 vjet burg në burgun e Zabelas të qujatur Alkatrzi i Serbisë në afërsi të qytetit lindor të Prozarevacit. Vrasësi Ulemek është dënuar për vrasjen e ish- presidentit serb, Ivan Stambolic në 2000 dhe ish-kryeministrit Zoran Gjingjic në 2003-in.

Ai njihet me nofkën Legija dhe është ushtaraku paramilitar më famëkeq, ndërkohë që grupet e të drejtave të njeirut thonë se njësia e tij, është përgjegjëse për disa nga mizoritë më të tmerrshme në luftrat jugosllave  të viteve ‘90. Gazetarja e BBC Jill Dandio, 37-vjeçare, është vrare nga afër përpara derës së shtëpisë së saj sapo ajo doli nga makina e saj BMW

Kanë kaluar 25 vite nga vdekja e saj dhe Policia Metropolitane thotë se hetimi për vrasjen e gazetares është joaktiv, por për vrasje të pazbuluara, hetimet kurrë nuk mbyllen dhe dedektivët do konsiderojnë çdo informacion të ri të ofruar. Sakaq, avokati i vrasësit serb, Ulemek, Aleksander Kovacevic, tha se klienti i tij nuk dëshironte të merrte pjesë, ku u pyet nëse ai e kishte vrarë gazetaren e BBC, Jill Dando, dhe shtoi se klienti i tij është informuar për rastin dhe se nuk është i interesuar për të marre pjesë në hetimet e reja.