Celebrities Gossip

Kush u puth me kë në këtë “Big Brother Vip Albania”?!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë futur gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, veç nominimeve dhe strategjive të ndryshme, banorët na kanë dhuruar shumë çaste të ëmbla apo edhe gazmore, teksa janë puthur sepse kanë qenë të dashuruar, kanë aktruar apo për lojë.

Luizi është puthur me Kiarën, Dea Mishel me Amos, Keisi me Kristin, Tea me Dea Mishel, Luizi me Oltën, Sabiani me Qetsorin dhe Olta me Dea Mishel.