Auto & Moto Gossip

Kuzhinieri i cili zotëron një koleksion makinash që kapin vlerën e miliona eurove!

Shefi i kuzhinës James Martin për ata që nuk e dinë zotëron një koleksion mbresëlënës të makinave që kapin vlerën e 6 milionë eurove. Kuzhinieri 51 vjeçar i njohur si personazh televiziv i shfaqjeve me gatime, ka krijuar një koleksion të madh makinash përgjatë viteve duke filluar nga një Ferrari klasik deri te modeli legjendar Colin McRae.

Makinat mbahen në një garazh në shtëpinë e tij në Hampshire dhe përfshijnë një Mini Cooper, Ferrari 275 GTS, Shelby GT500, Ford GT40, Ford Escort Mk I, Subaru Impreza, Citroen 2CV, Mercedes-Benz 380SL, Bentley Drophead, Toyota Hilux dhe një BMW 760 Li. Si adhurues i madh i automjeteve, James duket se një numër të madh të modeleve më të mira i ka në shtëpinë e tij.

Por, një nga makinat që bie në sy është Ferrari 275 GTS i vitit 1965. James e përshkruan atë si super makinë klasike dhe absolutisht e pabesueshme. Shumë prej makinave janë drejtuar nga garues të ndryshëm, shumë prej tyre kanë fituar trofe garash, ndërsa të tjera janë modelet e fundit të ndërtuara me dorë. Bëhet e ditur se automjeti të cilin ai e nget më shumë shumë është BMW 760Li me 700 kuaj fuqi dhe një motor V12. Gjithashtu, ai zotëron edhe një Alfa Romeo ATL i cili aktualisht është duke u riparuar.