Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

“Do të doja të bëhesha vetëm…”/Leonard Bombaj zgjedh mes pasioneve të tij!

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” ka qenë Leonard Bombaj. Regjisor, aktor, skenarist dhe këngëtar mjaft i njohur. Karriera e tij ndër vite mban emrin sukses. Ai ka zbuluar në një intervistë ekskluzive me Kozeta Kurtin detaje nga jeta e tij, karriera dhe jo vetëm…

Cili ka qenë ndikimi i të fshehtave para viteve ’90 që prodhuan më pas atë artin e madh? Muzika e dëgjuar fshehurazi, librat e këmbyer fshehurazi, gjithçka që ndalohej dhe të bënte të shkoje aty akoma dhe më shumë.

Brezi sot duhet ta kuptojë që televizori atëherë ka qenë si një gardh, sa herë që ne tentonim të shikonim ndonjë kanal të huaj ishte sikur të kapërceje një gardh i cili ishte me zhurmues të llahtarshëm. Librat mendoj që kanë qenë bota e parë, dritarja e parë që ne udhëtonim dhe atëherë në vitet ’80 kur dëgjoja shprehjen “E ke lexuar Gjeniun, është një libër me dashuri” Fjala dashuri ne na dukej shumë tmerr sesa thuhet sot seksi apo erotika. Ne fillonim i rrëmbenim këto libra, i lexonim dhe ia kalonim njëri-tjetrit. 

Më tej ai shtoi se:

Pjesa tjetër që mendoj se ka tronditur fort vitet ’70, filloi televizioni të jepte filma. Filmat nuk ishin shqiptar, kujtoj filmin “Vendimi” pastaj kanë ardhur disa filma të tjerë “Shigjeta e zezë”. Ne filluam u njehsuam me personazhet, unë jetoja me ta. Mendoj që i gjithë brezi ynë, e ka jetuar pak a shumë pothuajse të njëjtën gjë. Por ndjeshmëria ka të  bëjë me filtrat personal. 

Cili do të donte Leonard Bombaj të ishte? Këngëtari, rockstar-i, filmbërësi apo aktori?

Sapo dola nga Akademia e Arteve unë kam dashur të isha aktor dhe vetëm aktor. Sa i përket këngës më vinte krejt natyrshëm. I patrajnuar, i paprovuar dhe i papranuar ndonjëherë nga të tjerët. Gjithmonë kam dashur që të isha aktor. Sa i përket fjalës showman, unë nuk e njihja akoma këtë shpreheje atëherë. 

Filloi të ndodhte paralelisht e gjithë gjëja. Edhe atë që doja ta interpretoja, edhe ajo që më bëhej poezi, edhe kënga fillonin dalëngadalë më rrinin së bashku.