Celebrities Film & Tv Top Albania Radio Special

Lista e VIP-ave të diskutuar nëse do hyjnë në shtëpinë e “Big Brother”, kush konfirmohet nga producentja Lori Hoxha….

Që në momentin që u lajmërua fillimi i “Big Brother VIP”, janë aluduar disa emra personazhesh që thuhej se do të ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lori më fund i jep fund supozimeve gjatë një interviste eksluzive me Jonida Aliçkollin në një edicion special mbi “Big Brother”.

Unë di të them se asnjë nga banorët tanë nuk ka dalë deri në njëfarë pike. Ne kemi disa muaj që merremi me këtë program dhe kemi disa muaj që kemi kontaktuar disa njerëz. Kështu që nuk doli asnjë personazh i joni, për ne ishte shumë e çuditshme. Menduam se njerëzit do të flisnin, sepse është njerëzore.

Lori u vu përballë një liste personazhesh VIP, nëse do të jenë pjesë e “Big Brother”, apo nëse janë kontaktuar nga produksioni. Duke filluar nga Rudina Dembacaj, Robert Aliaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Bleona, Fatma Haxhialiu, Alex Seitaj, Ema Andrea e shumë e shumë të tjerë, producentja është përgjigjur nëse janë kontaktuar apo jo. Por, jo vetëm kaq. Lori madje nga emrat e përmendur ka arritur të thotë eksluzivisht që një pjesë e tyre do të jenë brenda shtëpisë.

Besoj që të gjithë janë kontaktuar, i gjithë showbiz-i shqiptar është kontaktuar. Me përjashtim të Robert Aliaj, por me mendimin se do të jetë i ngarkuar me ndonjë projekt tjetër, por jo për ta përjashtuar. Ish- konkurrentët e “Big Brother” nuk janë kontaktuar. Nw dijeninë time të gjithë këta janë kontaktuar. Realisht unë nuk jam marrë me përzgjedhjen e personazheve sepse kam dashur që produksioni të rrijë jashtë kontentit. Sepse kjo është më e drejtë në fund të ditës.