Celebrities Showbiz

Loja me pyetjet anonime në BBV3, Donaldi i del në mbrojtje Romeos: “Nuk kanë ku kapen tjetër…”

Loja me pyetje anonime në “BBVIP3” mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar mjaft diskutime, madje edhe polemika në shtëpi, teksa ka tërhequr vëmendjen edhe të publikut jashtë, po ashtu edhe të personazheve që janë përmendur në pyetje, përfshirë edhe Donaldin, vëllain e Romeos.

Arsyeja për këtë është se sipas Donaldit dhe fansave të tij, Romeos iu drejtuan shumë pyetje tendecioze, ku në një prej tyre ishte edhe “strategjia” e aktorit për t’u lidhur në lojë apo famës që ka marrë nga lidhjet me personazhet publikë jashtë. Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit, ndërsa ky i fundit ka reaguar pikërisht për këtë dhe pyetjet e tjera, duke shkruar në Instagram:

Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake. Ps. Romeo nuk është as më i mirë, as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë. Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë.