Bota

Loja ndryshon, G-20 bashkon forcat për alternativën kineze të rrugëve të reja të Mëndafshit/Një libër i shpjegon të gjitha!

Nga lashtësia në kohët tona, lidhja e Lindjes me Perëndimin vazhdon të jetë mes punëve të mëdha për të cilat duhet të mendojnë liderët botërorë. Ditët e fundit, samiti i G-20/ës në Nju Delhi kishte në fokus një korridor hekurudhor e të transportit detar miliarda dollarësh që lidh Indinë, Lindjen e Mesme dhe Europën. Ky është varianti modern i një rruge të lashtë si ajo e Rrugës së Mëndafshit, por që tani Kina e ka zëvendësuar me nismën “Një brez, një rrugë”.

Gjithnjë ka intriguar Rruga e Mëndafshit dhe akoma më shumë libri “The New Silk Roads” (Rrugët e Reja të Mëndafshit) i autorit të shumë-shitur Peter Frankopan. Botimi i Sunday Times, hedh një vështrim të ri mbi lidhjet e dikurshme mes perëndimit e lindjes, duke u fokusuar në rëndësinë e tyre në shekullin e ri.

Tani, nuk qëndron më thjeshtësia për të shkruar historinë e botës nga pikëpamjet europiane, çka i ka kushtuar Lindjes. Një libër që vlerën më të madhe e ka në faktin se historia ka nevojë të rishkruhet.

Këmbëngulja në tezën se qendra e botës nuk është ajo e përshkruar nga perëndimorët, në fakt nuk është diçka e re. Christopher Marlow e ka quajtur Persinë/Iranin qëndrën e botës qysh në 1587, e të tjerë historianë pas tij i kanë bërë jehonë kësaj ideologjie. Frankopan gërrmon thellë nëpër arkiva, duke cituar shumë texte për të provuar këtë teori, e cila mbështetet në fakte. 2.000 vite më parë, shkruan autori, mëndafshi kinez vishej nga elita kartagjenase, të kamurit e Iranit merrnin poçerinë e kontinenti të vjetër, erëzat Indiane gjetën rrugën e tyre drejt Afganistanit dhe kuzhinës Romake. Por nëse tregtia ose premtimi i pasurisë ka qënë gjithmonë arsye për të përdorur këto rrugë, të tjera arsye fshihen mbas tyre. Fushata e Aleksandrit solli kulturën greke në luginat e Indukushit, si rezultat i të cilës ju dha formë skulpturave Bhudiste, kaq popullore në ditët e sotme. Gjatë periudhës Romake, kristianizmi u shpërnda përmes këtyre rrugëve, po aq sa Islamizmi. Përparimet shkencore, idetë filozofike e të tjera kryqëzuan lindjen dhe perëndim këtyre udhëve.

Në këto rrugë jo çdo gjë që kalonte sillte të mira. Dhuna ishte një udhëtar i rregullt – një kapitull tregon ngritjen e mongolëve, të cilët bënë kërdinë kudo ku shkelnin. Si ata edhe sllavët, rusët, britanikët apo amerikanët prej shekullit të 19. Pandemitë më famëkeqe gjithashtu janë shpërndarë përmes këtyre kalimeve.

Për të ardhur në ditët tona, tani Kina ka menduar nismën “Një brez, një rrugë”, për bashkëpunimin me vende të tjera mbi ndërtimin e një brezi ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe një Rruge Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të. Iniciativa u paraqit nga presidenti kinez, Xi Jinping gjatë vizitave të tij në Azinë Qendrore e Juglindore në shtator dhe tetor të vitit 2013.

Eshtë një nismë strategjike e nisur nga udhëheqja qendrore e Kinës dhe një madhore për hapjen e gjithanshme të Kinës ndaj botës së jashtme. Ajo gjithashtu shërben si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Por, për të ndryshuar lojën, Rrugët e Mëndafshit të Pekinit kanë përballë Korridorin Ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Europë, i cili përfshin Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Indinë, Jordaninë, Izraelin dhe Bashkimin Europian. Kjo pritet të “rrisë ndjeshëm lidhjen dhe integrimin midis vendeve të përfshira në projekt”.