Celebrities Gossip Showbiz

Loredana emocionon me fjalët për humbjen e njeriut të dashur ditën e ditëlindjes së tij!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është një Instastory që ka prekur pasi me rastin e ditëlindjes së gjyshit të saj të ndjerë, ajo ka ripostuar një foto kur ka qenë në varrin e tij dhe krahas i ka dedikuar disa fjalë vërtet të ndjera.

Gëzuar ditëlindjen, të dua përgjithmonë!

Shumë spekulime ka pasur nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.