Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli zbulon 3 emrat e këngëtarëve që do të donte të bënte një bashkëpunim muzikor!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banorët kanë rrëfyer mbrëmë historinë e jetës së tyre. Këngëtari i njohur u shpreh se nuk vazhdoi të merrej me muzikë pasi dëshironte që të mbaronte shkollën, që të kishte diçka fikse. Pastaj shtoi se kur u rikthye nga jashtë shtetit, muzika kishte ndryshuar dhe ai nuk kishte lidhje me muzikën që bëhej.

Unë jam te muzika e lehtë e mirëfilltë shqiptare, jo me fjalë pa kuptim. Alban Skënderaj bën muzikë të mirë, që nuk merret fort me këngët komerciale. Bën ndonjë hit vere siç e quajnë, por edhe vetë e pranon se e ka bërë fiks për dy muaj. Nuk thotë se kam bërë ndonjë mega hit..

I pyetur se me kë do donte të bënte ndonjë bashkëpunim, Luizi u shpreh:

Me Aurela Gaçen, Juljana Pashën, Vikena Kamenicën. Jam te kjo pjesë, jo tek ato që fillon kënga në pishinë dhe mbaron në krevat, me klipe kot, trego forma pa lidhje…

Ditën e sotme banorët janë lajmëruar nga Vëllai i Madh se do të organizojnë një “Talent Show”. Duke bërë prova për shfaqjen e mbrëmjes, vetëm pak më parë për disa çaste, Luizi dhe Olta kanë vallëzuar së bashku dhe askush nuk e kishte menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhte, kjo pasi dihet ‘armiqësia’ e madhe që të dy kanë me njëri-tjetrin. Epo mesa duket kemi ende shumë për të parë në këtë edicion të ‘BBV2’.