Celebrities Gossip Showbiz

Luizi dhe Kristi thurin plane në “BBV”!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi të fortë mes Oltës dhe Kiarës, ishte pikërisht kjo e fundit që la shtëpinë e “BBV”. E teksa në nominimin e kësaj jave janë Qetsori, Antoneta dhe Keisi, duket se dinamikat ndryshojnë dita-ditës. Nga ana tjetër, Luizi dhe Kristi duket se po bëjnë aleanca me njëri-tjetrin.

Nëse e sheh që të del ndonjë gjë në pah, të leverdis ashtu, ta bëj unë. I fus unë në ngatërresë tërë shtëpinë, pak herë e kam bërë?! E bëj kur të dua. Di kur fillon, por nuk di kur mbaron…