Sport

Man City në historinë e Premier League, 4 tituj radhazi për të parën herë!

Ekipi i Mançester Siti fitoi titullin e katërt radhazi në Premier Ligë, një rekord që prej krijimit të këtij kompeticioni, i teti në historinë e klubit.

Për këtë mjaftoi fitorja 3-1 në shtëpi ndaj West Ham United që Pep Guardiola dhe Man City të shpalleshin kampionë për të gjashtën herë në 7 vitet e fundit, një nivel i paprecedentë në dominimin e kompeticionit.

City nuk i la asgjë rastësisë duke bërë të pavlefshme fitoren e Arsenal në Londër. Në Etihad Stadium gjithçka filloi me golat e shpejtë të Phil Foden mirëpo kryesuesit u ndjenë në ankth pas golit të Mohammed Kudus. Kjo deri në 14’ pas pushimit kur Rodri ktheu avantazhin prej dy golash që City e administroi deri në fund.

Arsenal u vu në vështirësi nga Idrissa Gueye dhe Everton në shtëpi por Takehiro Tomiyasu dhe Kai Havertz sigluan një fitore statistikore për Gunners që për të dytin vit rradhazi nuk shkuan më shumë se vendi 2’të. Për Arteta’n, Arsenal kërkon më shumë dhe do t’ja dalë.