Auto & Moto

Markat e makinave që gjermanët i konsiderojnë më të besueshmet!

Gazeta gjermane Auto Bild bëri një studim interesant mbi imazhin e markave të caktuara të makiave. Ata kërkuan nga lexuesit e tyre të vlerësojnë nëse markat janë sportive apo të besueshme kështu që rezultatet e marra bazohen vetëm në mendimet e lexuesve dhe jo në ndonjë të dhënë të saktë.

Shumica e njerëzve zgjodhën Mercedesin (84%). Në vendin e dytë është Porsche dhe në vendin e tretë Audi. Honda, e cila punon me motorin dominues të Formula 1, është në vendin e 5-të dhe vetëm 37% e të anketuarve kanë votuar për të. Porsche fitoi me 93% të votave e ndjekur nga BMW dhe Abarth. Ende është e qartë se si Tesla përfundoi në ‘Top 10’.

Rezultatet janë gjithashtu interesante kur bëhet fjalë për motorët. Kështu, lexuesit e gazetës gjermane thonë se motorët më sportivë prodhohen nga BMW, më miqësorët me mjedisin nga Tesla, por më ekonomikët nga Volkswagen. Kur u pyetën se cila markë ka teknologjinë më të mirë, përgjigjja ishte BMW, përpara Tesla dhe Mercedes. Toyota, Hyundai dhe Volvo janë gjithashtu në ‘top 10’.

Në kategorinë e më të besueshmeve, fitoren e mori Audi. Pasojnë BMW dhe Mercedes dhe në vendin e 4 është Toyota, e ndjekur nga Volvo. Në kategorinë e cilësisë, Porsche fitoi dhe Volvo ishte i pesti. E vetmja markë japoneze në Top 10 është Lexus, me një rezultat prej 51%. Në kategorinë e dizajnit, ka diçka tjetër të pashpjegueshme, Abarth fitoi përpara Alfa Romeo dhe Porsche. Sa i përket çmimit dhe cilësisë, Dacia fitoi, përpara Skoda dhe SsangYong, si dhe dy marka të tjera koreane, Hyundai dhe KIA.