Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Marsela Çibukaj shprehet për rikthimin e The Voice: Te juria do doja të isha…

E ftuar sot në “Pardon My French” ishte Marsela Çibukaj për të folur për albumin e ri “PETALE”. Ajo tregoi më shumë për këngët dhe zbuloi se nga është frymëzuar. Ajo u shpreh për “The Voice”, dëshirën për rikthim të Top Fest, e shumë të tjera. Por me kë artist do të dëshironte Marsela të kishte një bashkëpunim?

Ne kemi artistë të mirë dhe zëra shumë interesantë, dhe botëkuptime të bukura në artistët tanë. Emrat kanë qenë të ndryshëm, ne kemi biseduar mbi mundësinë e bashkëpunimeve. Flori Mumajesi është një nga ata që e kam dashur dhe e dua shumë si artist. Ka dhënë një kontribut në muzikën shqiptare. Alban Skënderaj është një super artist i muzikës, edhe pas shumë vitesh është i dashur për publikun. Yll Limani me të cilin kemi qenë bashkëfinalistë në The Voice.

Dikur pjesë e The Voice, si u shpreh sot Marsela për këtë projekt muzikor?

Shpresoj të rikthehet The Voice. Te juria me siguri do doja të isha. Edhe pse jam shumë e keqe si juriste, emocionohem, por e them atë që mendoj. Shpresoj te rikthimi i The Voice, por kryesisht te rikthimi i Top Fest.