Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Rike Roçi zbulon planet pas “BBV3”: Dua të futem në kinematografinë shqiptare…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera.

Për mua është teatër, të gjithë lojtarët aty janë me skenare… Lojën e kam parë gjithmonë ndryshe nga të tjerët, është një ‘reality show’, jo teatër, për mua është shumë fallco…

Lidhur me arsyen pse hyri në “BBV3”, ajo u shpreh:

Unë kam marrë pjesë të Big Brother sepse dua të futem në kinematografinë shqiptare. Të presim…

A do të pranonte ajo për të hyrë në “Big Brother” në Itali?

Kam pasur propozim para shume vitesh për Big Brother italian, por jo…