Celebrities Gossip Showbiz

“Mbreti Charles III ka flirtuar me mua…”/Befason aktorja e njohur!

Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Tilly, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me Mbretin Charles III. Tilly pohoi se monarku britanik kishte tentuar të flirtojë me të para 20 vjetësh. 65-vjeçarja konfirmoi se kishte pasur një takim me Mbretin Charles III rreth 20 vjet më parë, kur asokohe ai mbante pozitën e Princit të Uellit, ku pretendoi se ky i fundit ishte i interesuar madje duke e krahasuar atë me një personalitet tejet të njohur si Barbra Streisand.

Tilly gjatë paraqitjes së saj në “Watch What Happens Live” tha se të dy kishin kaluar një kohë të këndshme, prej së cilës ajo tha se mund ta ndjente që monarku ishte vërtet i interesuar për të.

E bëra të qeshte sepse i thashë se isha si Barbra Streisand për të. E ndjen kur dikush ka pëlqim për ty. Më tha se i vinte keq, se nuk kishte parë asnjë nga filmat e mi sepse ishte shumë i zënë. I kam pëlqyer, kush e di, ndoshta unë mund të kisha qenë Camilla e radhës. 

Jennifer Tilly, pranoi së fundmi se ndërsa shumica e aktorëve thonë se skenat intime në film janë “të tmerrshme”, ajo i shijon ato sepse ka mundësinë të “zhvishet” me dikë tjetër.

E di që aktorët thonë: “Oh, skenat seksi janë të tmerrshme! Është gjithmonë një ditë e tmerrshme për t’u kaluar,”… Por unë i dua skenat seksi! Kush nuk do t’i pëlqente skenat seksi? Është një mundësi për t’u zhveshur me dikë që nuk është partneri juaj. Kjo e bën edhe më argëtuese!

Ndërkohë, ylli i “Bride of Chucky” e cila më parë ishte e martuar me producentin e ndjerë të “Simpsons”, Sam Simon u shpreh se:

 Gratë janë mësuar të seksualizohen në filma dhe unë ndjeva sikur e kisha luajtur atë personazh më parë. Ajo është si një ajsberg, ku ju shihni vetëm majën e tij. Shumica e ajsbergut është nën ujë dhe shumë e rrezikshme për kalimin e anijeve. Më pëlqeu që ishte e gjitha mashtrim dhe seksualiteti ishte thjesht një shfaqje.