Celebrities Gossip Music

Mc Kresha feston sot ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush sot reperi!

Mc Kresha është një nga reperët më unik dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Dita e sotme përkon me 39-vjetorin e lindjes së reperit të njohur, Mc Kresha. Në këtë ditë të veçantë sigurisht urimi më i bukur ka ardhur nga partnerja e tij, Erzina e cila ka ndarë disa imazhe të reperit duke fryrë qirinjtë.

Mc Kresha ka qëndruar gjithmonë shumë i mbyllur kur vjen puna rreth jetës së tij personale. Ndonëse prej disa vitesh është i martuar me Erzinën një vajzë të panjohur për publikun, këngëtari tregohet shumë i kujdesshëm që mos jeta e tij të mos kapet në asnjë moment nga publiku.

Çifti janë prindër të një vajze dhe një djali. Rikujtojmë se, Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë mbajtur një nga koncertet e tyre në qytetin e Drenasit.

Por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi teksa po perfomonin në skenë, një person nga publiku ka hedhur një çakmak në skenë. Kjo ka revoltuar MC Kreshën, i cili në moment ka ndaluar performancën e tyre duke thënë se kjo nuk është mënyra se si tregohet dashuri për artistin.