Sport

Më në fund. Cristiano Ronaldo shënon golin e tij të parë për klubin e ri Al Nassr!

Cristiano Ronaldo do të mbahet mend si një nga golashënuesit më të suksesshëm të futbollit.

Por, çuditërisht për një lojtar që zakonisht është kaq “vdekjeprurës” para portës, sulmuesit i është dashur më shumë se sa prisnin që ai të gjente rrjetën me klubin e tij të ri Al Nassr.

37-vjeçari më në fund shënoi golin e tij të parë në ligë në paraqitjen e tij të tretë për skuadrën e Arabisë Saudite, duke shënuar një penallti të vonuar për të siguruar një barazim 2-2 në Al Fateh në Ligën Pro Saudite.

Al Nassr iu dha penalltia tre minuta pas kohës së shtuar dhe Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë shënoi.

“I lumtur që shënova golin tim të parë në ligën saudite dhe përpjekje të mëdha nga i gjithë ekipi për të arritur një barazim të rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë!”, tha Ronaldo në Twitter pas ndeshjes.

Al Nassr kryeson ligën pas 15 ndeshjesh, duke barazuar 34 pikë me Al Shabab të vendit të dytë, por me një ndeshje më pak. Ndeshja e radhës e Al Nassr është në Al Wedha të enjten.

Superylli portugez u zbulua zyrtarisht nga klubi i tij i ri muajin e kaluar. Sipas mediave shtetërore saudite, Ronaldo do të fitojë rreth 200 milionë dollarë në vit me Al Nassr.