Horoskopi Lifestyle

Me siguri keni një mik ose të afërm që ka lindur në muajin nëntor, njihuni me karakteristikat e këtyre njerëzve!

Pjesa më e madhe e të lindurve në muajin nëntor janë ata që i përkasin shenjës së Akrepit. Të lindurit e nëntorit cilësohen si njerëz që kanë shumë ide, janë të vështirë për t’u kuptuar, janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithmonë shohin përpara. Janë unikë, brilantë, të fshehtë, kureshtarë dhe dinë gjithashtu se si t’i gërmojnë sekretet. Janë gjithmonë duke menduar. Janë pak llafazanë, por të dashur, bujarë, të duruar dhe shpeshherë bëhen kokëfortë dhe të pashpirt.

Nëse kanë vullnet, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të arritur atë që duan. Asnjëherë nuk heqin dorë. Vështirë të zemërohen, nëse nuk ndihen të provokuar. U pëlqen shpeshherë të rrinë vetëm. E motivojnë veten, janë të gjallë, dashurojnë fort, janë emotivë, por janë edhe të pasigurt në marrëdhënie. Janë romantikë të përbetuar. Janë punëtorë dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur sekretet. Shumë të besueshëm dhe gjithmonë në gjendje për të kontrolluar emocionet. Janë të paparashikueshëm.

Plutoni është planeti më intensiv i të lindurve në muajin nëntor, meqenëse pjesa më e madhe e tyre i përkasin shenjës së Akrepit. Ata kanë të trashëguar një vullnet të fuqishëm dhe tërhiqen shumë nga e panjohura. Profesionet që mund të bëjnë më mirë të lindurit e nëntorit janë mjekësia, policia, metafizika, politika dhe gjithçka që ka lidhje me hetimet e përgjithshme. Sipas Astrologjisë Hyjnore, tipari pozitiv i tyre njihet si “shqiponja”, ndërsa negativi është “hardhuca”. Natyra e tyre është mjaft mistike, madje cilësohen si më të fshehtë se të gjitha shenjat e tjera të ujit.

Karakteristikë e të lindurve të nëntorit është ndjeshmëria dhe krenaria. Karakteristikë e tyre është se e përdorin shigjetën helmuese gjithmonë kundër vetes, sepse nuk dorëzohen kurrë. Shenja e tyre ka një fuqi absolute krijimi ose shkatërrimi, duke përfshirë edhe seksin. Të fortë, mistikë dhe shumë dominues. Këto veti i bëjnë ata të kenë gjithmonë një mendje praktike dhe një intuitë të pagabueshme. Të lindurit e nëntorit kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar dhe drejtuar në mënyrë konstruktive emocionet e thella, si dhe të përdorin aty ku duhet pushtetin e Plutonit për mirëqenien e shoqërisë.

Gratë e lindura në shenjën e Akrepit cilësohen nga Astrologjia Hyjnore si “fatale”, sepse janë sensuale, klasike, intelektuale, shumë të rezervuara dhe super magnetike. Për të arritur qëllimet e tyre, ato dinë të përdorin me mjeshtri fuqinë e brendshme seksuale dhe bukurinë fizike. Megjithatë edhe pse njihet si një shenjë e fuqishme, Akrepi është shumë i dobët sa i përket çështjeve të zemrës.