Celebrities Film & Tv

Me të ftuar dhe intervista ekskluzive, Top Albania Radio vjen live nga Tapeti i Kuq në finalen e madhe të BBV3!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi janë banorët që kanë prekur finalen e madhe. Edhe këtë vit “Big Brother VIP” vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv nga TAR.

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP 3”. Teksa edhe pak ditë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar…

Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Albana Ruçi që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Elona Duron dhe Eni Shehun, kjo natë nuk duhet humbur. Zbuloni më shumë duke na ndjekur, ditën e shtunë më 25 Maj në orën 19:00.