Celebrities Gossip Showbiz

Mediat gjermane ‘po i vihen kundër’, ja çfarë bën Loredana!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Një performancë të dobët në fushë kohët e funditështë ka treguar Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic. Nga ana tjetër mediat gjermane kanë fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë.  Sipas tyre romanca po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Pasi nuk mori ftesë nga kombëtarja gjermane A, sepse nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund, lli i Dortmundit, Adeyem ka refuzuar që të luajë edhe me Gjermaninë U21. Për këtë duket se ata kanë reaguar në rrjete sociale, ku kanë postuar akoma më shumë foto së bashku, ku shfaqen shumë të lumtur dhe duke treguar në një farë mënyre që kjo nuk do të jetë një arsye që Karim të heqë dorë nga Loredana.