Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi: “Mos shfrytëzoni imazhin tim…”!

Melinda Ademi, e njohur në fushën e muzikës si Melinda, ditën e sotme nuk ka qenë aspak e kënaqur me një organizator koncertesh, i cili mesa duke po shfrytëzon imazhin e saj.

Këngëtarja e njohur ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar ndjekësit e saj se do e ketë të pamundur të jetë pjesë e një koncerti për festat e Nëntorit në Gjermani për shkaqe personale.

Mirëpo mesa duket, organizatorët ende vijojnë të mbajnë në banerin reklamues fotografinë e saj, dicka që nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares.

Për disa shkaqe personale, unë nuk do të jem pjesë e këtij koncerti. I lutem organizatorët që të largojnë fotografinë time dhe të mos shfrytëzojnë imazhin tim pasi unë nuk do të jem prezente“, sqaron artistja në postimin e saj të bërë në Instastory.

Vetëm pak ditë më parë, Melinda festoi ditën e saj të lindjes. Artistja publikoi disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet e rrethuar me tufa të shumta lulesh dhe një tortë, mbi të cilën shkruhet: “Gëzuar Ditëlindjen”.

Mes urimeve të shumta të marra nga miqtë dhe familjarët e saj, një ndër urimet speciale, asaj i ka ardhur nga miku dhe bashkëpunëtori i saj në muzikë, Bardhi.