Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi me koncertin më të fundit të Melindës?

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Gjatë këtij sezoni veror, bukuroshja ka qenë shumë e angazhuar me koncerte në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, por edhe jashtë. Një problem ka ndodhur në koncertin më të fundit ku Melindës i është dashur të performojë në Gjakovë, por nuk ka mundur për shkak se kishte ngelur e bllokuar në trafik dhe këtë e ka zbuluar vetë me anë të një postimi në Instastory.

Gjakovë e dashur, kërkoj ndjesë, por unë nuk arrita në kohë sepse u bllokova në aksin rrugor nga Peja për në Gjakovë dhe nuk kishte mundësi të lëvizte makina. Shihemi në datat e tjera shumë shpejtë që i kemi bashkë.

E përpos karrierës edhe jeta private e bukuroshes ka një kuriozitet të madh për publikun. E së fundmi, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë me ndjekësit një video ku teksa tregon veten e saj, duket një dorë djali që e përkëdhel në pjesën e dekoltesë. Mos ndoshta Melinda sapo na e pranoi se është në një lidhje?