Aktualitet Politikë

Meta nuk tërhiqet nga sulmet drejt SPAK as pas reagimit të ndërkombëtarëve, kreu i PL: Nëse nuk foli Dumani, por sozia e tij…

Edhe këtë të diel, në një konferencë për gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me akuza dhe sulme ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, edhe pas reagimit të ndërkombëtarëve.

I pyetur nëse kishte reflektuar nga reagimet e ndërkombëtarëve të cilët i bënë thirrje për të mos ndikuar në punën e SPAK, Meta u përgjigj me ironi duke thënë se mund t’i kërkonte falje Dumanit nëse deklaratat e tij ishin bërë nga ndonjë ‘sozi’ e kreut të SPAK.

“Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mia dhe e vërteta. Për shembull unë juve iu paraqita në deklaratë të zotit Dumani ose të atij që pretendohet se është Dumani se mund të jetë sozia. Deklarata është edhe në shqip edhe anglisht, në rast se nuk është Dumani, por sozia e tij, gjë që në këto kohë të operacioneve plastike mund të ndodhë… Nëse është kështu, unë kërkoj ndjesë.

Jam i bindur se ata ndërkombëtarë që kanë bërë deklarata të tilla, mund të kenë mundësinë të shohin edhe në anglisht ato që ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, prokuroria është mbi gjykatat, mund të them na vjen keq për vendet tuaja që janë kthyer kaq mbrapa”, tha Meta.